Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ne Pejë ka shpallur një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”.

Bëhet fjalë për Agim Dreshajn, nga fshati Prigodë të Istogut.

Policia ka kërkuar nga qytetarët që kanë informacion për të dyshuarin që të lajmërojnë menjëherë për vendndodhjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

AGIM (Brahim) DRESHAJ i lindur me 01.09.1967  në Prigodë- Istog

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

“Mashtrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Të ngjashme