Nga 1 janari 2020, Gjykatat do të punojnë vetëm përmes sistemit elektronik

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 11:47 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka mbajtur mbledhjen e radhës, raporton Ekonomia Online.

Zyrtari i statistikave, Besnik Ramosaj, duke prezantuar raportin për punën e Gjykatave ka thënë se në këtë periudhë ka pasur punë më pak për 14 për qind.

“Kemi bërë një krahasim me vitin e kaluar, kemi më pak punë 14%. Gjykata Supreme e njëjtë, mesatarisht 12 lëndë të reja në muaj, 6 lëndë më shumë se vitin e kaluar, numri i gjyqtarëve ka qenë 10. Tek Gjykata e Apelit kemi trend pozitiv, lëndë të pranuara kemi më shumë 15%,  më shumë lëndë të zgjidhura kemi 35% më shumë. Gjykatat Themelore, trend pozitiv në krahasim me lëndë të pazgjidhura 16 % kemi të pazgjidhura, 45% janë lëndë civile të ekzekutuara. 186, 187 lëndë të pazgjidhura dhe mbi  84 mijë të ekzekutuara. Lëndët Civile 33% shkojnë në apel”.

Në këtë mbledhje është  diskutuar edhe për grupin punues të përdoruesve të projektit SMIL për lirimin nga obligimi i raportimit të Gjykatave Themelore dhe degëve të tyre nga data 1janar 2020, përjashtim Gjykata Themelore e Mitrovicës, degët Zubin Potok dhe Leposaviqi për lëminë civile dhe penale.

Menaxheri i projektit, Fatmir Rexhepi, tha se Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Mitrovicë kanë qenë më të suksesshmet.

“Kemi menduar që me dhënë një pasqyrë krahas kërkesës se ku kemi mbërri me punën e Gjykatave. Gjatë dy vjetëve projekti ka qenë në implementimin në gjykatat civile dhe penale, 185 trajnime përdorues kanë qenë, sistemi është pritë mirë dhe sistemi është i suksesshëm, ky ka filluar si projekt model për shtetet e rajonit, kemi pasur vizitë nga Shqipëria dhe do të kemi nga Maqedonia.  Shumica e gjykatave ku kemi punuar e përdorim 100% sistemin.  Numrin e lëndëve në sistem 24 tetor ka pasur 1326 lëndë, 29 874 janë në sistem, lëndë të pakryera 83,277. 90% penale të kryera . 80% civile të kryera përmes sistemit. Gjakova dhe Ferizaj 100%, Peja 99%, Mitrovica 66, ja vlen me u cek Gjykata Prishtinë për 3 muaj 86%, i kanë kryer”.

“Jemi duke punuar që rasti të lidhet edhe me polici, por për momentin nuk kemi kapacitete për me u ndërlidhë. Këtë vit e kemi me ardh lënda prej Prokurorisë në Gjykata, sistemi ka me caktu gjykatësin vet. Jemi duke punuar që raportet me u publiku në portal të punës dhe me projektin e evidencës penale”.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj, shtroi pyetjen nëse janë në gjendje Gjykatat të punojnë me manuale në punën elektronike.

 “A janë në gjendje Gjykatat me punu nga manualet në punë elektronike”, pyeti ai.

Atij iu përgjigj menaxheri i projekteve, Fatmir Rexhepi.

“Gjyqtarët i kanë lëndët në zyre dhe përmes sistemit i shohim nëse bie sistemi lëndët janë aty, nuk ka rrezik me largu, lëndët nëse ka rrezik ne mundemi me kthy manual. Ky projekt është periudhë provuese”, tha ai, raporton EO.

KGjK-ja mori vendim që nja 1 janari 2020 të fillojnë të gjitha Gjykatat të mos punojnë në mënyrë manuale, por përmes sistemit.

Këshilli në konsultim me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabašić, caktoi gjyqtarin Ali Kutllovci – nënkryetar të kësaj gjykate.

Anëtarët e Këshillit morën vendim për shpalljen e konkursit të brendshëm për një pozitë për gjyqtar nga radhët e komunitetit serb, në Gjykatën e Apelit – Divizioni në Mitrovicë, si dhe aprovuan njoftimin e Departamentit të Administratës së Përgjithshme – SKGjK, për propozim tek Presidenti i R. Kosovës, për lirim nga detyra e  një (1) gjyqtari, për shkak të përfundimit të mandatit, me arritjen e moshës së pensionimit.

Gjatë takimit, Këshilli caktoi anëtarët e Komisioneve Vlerësuese për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për pozitën gjyqtar mbikëqyrës në: Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Graçanicë, Gjykatën Themelore në Gjilan – Dega Viti, si dhe Gjykatën Themelore në Ferizaj – Dega Shtëpcë.

Anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe aprovuan dorëheqjen e Armend Berisha nga pozita e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, për arsye personale dhe në mbështetje të Ligjit për Këshillin. Meqenëse gjyqtari Berisha ka qenë edhe Kryetar i Komisionit për Çështje Normative, Këshilli caktoi gjyqtaren Anita Krasniqi-Prenaj – Kryetare të këtij Komisioni, gjyqtarin Gjimshit Galushi – anëtar të rregullt të këtij Komisioni, si dhe gjyqtaren Manushe Karaqi -anëtare rezervë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme