Nga janari 495 ankesa dorëzohen në IPK – kërkohet suspendimi i 46 zyrtarëve policorë, 24 u arrestuan

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 08:27 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorati i Policisë së Kosovë që nga muaji janar ka pranuar 495 ankesa për shkelje nga më të ndryshmet nga zyrtarët policorë.

Prej këtyre ankesave Inspektorati ka kërkuar suspendimin e 46 zyrtarëve policorë dhe ka arrestuar 24, ka konfirmuar në një intervistë për Ekonomia Online, kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj.

Gjithë këto ankesa nga policëve po vijnë si rezultat i ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, thotë Hodaj.

Madje ai garanton se të gjitha ankesat po i trajtojnë me prioritet dhe përkushtim maksimal.

“Prej janarit e deri më sot janë paraqitur 495 ankesa që është numër realisht i lartë se sa vitet paraprake. Si rezultat i këtyre ankesave ne kemi zhvilluar hetime penale, normalisht disa që kanë qenë raste që është menduar që kanë shkelje disiplinore janë kthyer polici për tu trajtuar, prej tyre hetimeve penale ne deri më tani kemi arrestuar 24 zyrtarë policorë dhe kemi kërkuar suspendimin e 46 zyrtarëve policor në raste të ndryshme”.

“Tash Policia është një organizatë e madhe që është në zbatim të ligjit dhe është në kontakt me qytetarët natyrisht ka pakënaqësi për mënyrën e sjelljes së Policisë dhe për përfshirje për dyshime për përfshirje në veprimtari të ndryshme edhe shkelje disiplinore edhe penale, ka një vetëdije të qytetarëve që të paraqiten gjitha ato shqetësime dhe është një përkushtim i joni që t’i trajtojmë dhe t’i hetojmë cilido veprim të kundërligjshëm të Policisë”.

Sipas tij, bashkëpunimi me institucionet e tjera ka mundësuar që puna e tyre të jetë më e lehtë, raporton EO.

Hodaj shtoi se me menaxhemntin e Policisë, po kujdesen që ky institucion të jetë sa më profesional dhe të pastrohen nga elementet inkriminuese.

“Mundohemi që të kemi bashkëpunim të  ngushtë dhe korrekt me të gjitha institucionet e zbatimit të ligjit, duke filluar nga Prokuroria, policinë për shkak se shumë raste hetohen në mënyrë të përbashkët”.

“…kemi bashkëpunim të mirë me menaxhmentin e policisë ne njëfarë forme kemi një qëllim që të kujdesimi bashkë që Policia të jetë më profesionale dhe të jetë në zbatim ligjit dhe të pastrohet nga elemente inkriminues që mund të jenë brenda radhëve të saj dhe kemi arritur që te kemi bashkëpunim të mirë dhe nuk kanë munguar edhe sukseset e përbashkëta në raste të caktuara”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme