Ngjarje tragjike në Kamenicë: Një person bie nga ura, vdes në vend

Foto: Ilustrim
Prishtinë | 13 Maj 2022 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë nga ura në lum, në fshatin Koretin të Kamenicës, ka njoftuar të premten Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur derisa viktima ishte duke kaluar mbi urën për këmbësorë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar duke kaluar mbi një urë për këmbësor, ka rënë nga ura në lumë dhe si pasojë ka vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme