Një i vdekur e tre të plagosur rëndë në “Lagjen e Spitalit”

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të shtëna me armë kanë ndodhur pasditen e së enjtes në “Lagjen e Spitalit”, më saktësisht në rrugën ” Muharrem Fejza”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ekonomia Online e ka kontaktuar zyrtaren për Informim të Policisë, Flora Ahmetin, e cila ka thënë se nga të shtënat me armë kanë mbetur katër të plagosur.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Por njëri nga të plagosurit në Lagjen e Spitalit ka vdekur në Qendrën Emergjente.

Këtë e ka konfirmuar për EkonomiaOnline, zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Ndërsa tre të tjerët janë duke u ekzaminuar.

“4 persona kanë ardhur në Emergjence, përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, njëri ka vdekur, nuk ka arritur te mbijetojë. Tre të tjerët janë duke u ekzaminuar nga stafi mjekësor i Klinikes Emergjente”, tha ai.

Një dëshmitar ka treguar ngjarjen për EkonomiaOnline. Ai ka thënë se kanë dëgjuar krisma dhe bërtitma.

“Kemi dëgjuar disa krisma dhe bërtima. Në atë moment kemi dalë në dritare dhe i kemi parë disa trupa të shtrirë. Tre prej tyre kanë qenë gjallë e për të katërtin nuk jam i sigurt”, rrëfen një qytetar për EO.

Një dëshmitar tjetër ka treguar për EkonomiaOnline se përleshja me armë zjarri ka ndodhur në mes të pronarit të tokës dhe pronarëve qe po e ndërtojnë objektin.

Lexo më shumë:

Të ngjashme