Një trafo e rrymës përfshihet nga zjarri në Prishtinë

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Një trafo elektrike në Bregun e Diellit, është përfshirë nga zjarri këtë të diel.

Një banor i cili ka dërguar fotografi të ngjarjes, ka thënë se për kundër që kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, ata janë vonuar pothuajse një orë.

Banorët e lagjes, me vetiniciative kanë tentuar ta shuajnë zjarrin.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e këtij incidenti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme