Njësia Speciale aksion te Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, sekuestrohen dosje

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 09:18 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, raporton Ekonomia Online.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme”.

“Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës janë duke zhvilluar aksionin.

Njësitet e Policisë Speciale gjatë aksionit kanë sekuestruar edhe disa dosje.

Lexo më shumë:

Të ngjashme