Njësitet speciale simulojnë një aksion në Prishtinë, përdorin “shock bomba” (Video)

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës sot ka realizuar një ushtrim në Rrugën “B” në Prishtinë me ç’rast ka simuluar një rast të arrestimit në mjedis urban.

Në pamjet që ia ka dërguar një qytetar redaksisë së Ekonomia Online, shihet momenti kur njësitet speciale të PK-së me shpejtësi realizojnë operacionin e arrestimit të simuluar.

Mbajtja e këtij ushtrimi është konfirmuar edhe nga policia.

“Ju njoftojmë se nuk ka pasur operacion policor nga njësitet speciale të PK-së sot në orët e para ditës në ‘Rrugën B’, por ka pasur një ushtrim me skenar të simuluar që është bërë për nevoja të disa xhirimeve që është duke bërë PK-ja”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Lexo më shumë:

Të ngjashme