Paraburgim ndaj të dyshuarve për transportim të 135 kg drogë

Droga e kapur në një depo në Bibaj
Ferizaj | 14 Sht 2017 | 14:57 | Nga

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve V. Z. dhe F.A. shtetas të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit dyshohet se në fshatin Bibaj, komuna e Ferizajt, kanë përgatitur për transport dhe shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë. Gjatë kontrollit nga Njësiti i DHTN në Ferizaj, në një depo që bën grumbullimin dhe transportimin e mallrave për në shtetet perëndimore, janë gjetur dhe sekuestruar 135 kg substanca narkotike të dyshuara të llojit marihuanë, e cila ka qenë e fshehur në 40 copë dyer, të përgatitura për eksport.

Me këto veprime të pandehurit V.Z dhe F.B. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.2 pika 1.2.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe të pandehurve V.Z dhe F.A, u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme