“Për krime lufte u dënuan 50 persona, Specialja ka mundur të formohet në Kosovë” 

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 09:12 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bazuar në të dhënat që posedon Fondi për të Drejtën Humanitare për krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 janë dënuar 50 persona, nga të gjitha gjykatat që janë marr më krime lufte, raporton Ekonomia Online.

Por sipas Bekim Blakaj, drejtësia nuk ka bërë hapin e duhur për të ofruar drejtësi për viktimat.

“… gati po bëhen 20 vite prej luftës në Kosovë ku mbi 13 mijë njerëz e kanë humbur jetën, janë vra apo janë zhduk, janë dënuar me aktgjykime të plotfuqishme rreth 5 veta duke përfshirë të gjitha gjykatat edhe Tribunalin e Hagës edhe një dhomë speciale për krime lufte në Serbi dhe gjykatat vendore gjithsej janë dënua 50 veta”

“Kjo tregon që është bërë fare pak në aspektin e drejtësisë që shumica dërrmuese e viktimave nuk kanë pa drejtësi dhe ky është një problem i madh për Kosovën”.

Blakaj tha se situata nuk është e mirë as në rajon sa i përket fushës së drejtësisë, por Kosova çalon duke mos ju ofruar drejtësia familjeve të viktimave të luftës.

“Nuk është situata më e mirë as në rajon, e ngjashme është edhe në Bosnjë e Hercegovinë e në Kroaci, megjithatë Kosova çalon dhe nuk ka pas sukses të ju ofrojë drejtësi familjeve të viktimave të luftës”.

Blakaj shtoi se ka munguar vullneti politik për krijimin e një prokurorie e gjykate speciale që do të merrej me krimet e luftës, prandaj edhe ndërkombëtarët kërkuan formimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, organizatë të cilën unë e përfaqësojë ka bërë thirrje qysh prej vitit 2008 institucioneve të Kosovës që ta krijojnë Gjykatën Speciale, që të krijojnë një prokurori speciale për krime lufte dhe të procedojnë sa ma shumë lëndë. Nuk ka ekzistua një vullnet politik në rend të parë që të krijohet kjo gjykatë, po të krijohej në të kaluarën kjo gjykatë unë besoj që nuk do të vinte deri të krijimi i Gjykatës Speciale me seli në Hagë”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme