Përleshja e armatosur në lokalin e natës në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Prishtinë | 13 Nën 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga të dyshuarit për sulmin e armatosur që ndodhi të shtunën e kaluar afër një lokali të natës në Prishtinë.

Arrestimi i tij është bërë mbrëmë  në lagjen Kolovicë të Prishtinës, merr vesh gazeta Sinjali. Lajmin e ka konfimuar zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

“Lidhur me rastin më 12.11.2019 njësia policore ka identifikuar dhe ka arrestuar një të dyshuar mashkull K-Shqiptar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhe

Merret vesh se personi i arrestuar është Festim Krasniqi, pjesëtar i grupit të Astrit Mehmetit  i njohur si “Llepota”.

Festim Krasniqi është djali i axhës së Kushtrimit Krasniqit, i dyshuar për gjuatje me armë të shtunën në “Duplex”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme