Pesë kandidatë synojnë kreun e PSRK-së, katër të tjerë Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 11:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur takimin e radhës ku ka konfirmuar listën përfundimtare të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, tha se sipasë rregullores dhe ligjeve në fuqi janë shqyrtuar gjitha kërkesat e kandidatëve që duan të jenë kryeprokuror në Prokurorinë Speciale dhe Themelore në Prishtinë, ku kandidati për në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka dy masa disiplinore të shqyrtuara.

“Jemi në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Sekretariati ka pas obligim sipas ligjeve bazike që kemi në bashkëpunim me kryesuesin e KPK të shikoj kriteret ligjore të aplikuesve të kandidatëve në të dy pozitat dhe gjatë kontrollimit kemi konstatuar që ndaj prokurorit Ibrahim Berisha janë shqyrtuar dy masa disiplinore”, tha Hyseni.

“Masa e parë qortim i vërtetuar nga KPK me datë 7 korrik 2016, ndërsa masa e dytë qortim në ndërmarrje të veprimeve korrigjuese të aprovuar në KPK në 2017, sa i përket masës së parë qortim nuk paraqet pengesë në procesin për emërim si kryeprokuror në Prokurorinë në Prishtinë sepse kështu është e rregulluar me ligj dhe rregullore, por masa e dytë përbën shkak që të njëjtit mos t’i konfirmohet statusi për e kryeprokuror, meqë e ka pas këtë masë me ligjin e vjetër në fuqi, ligji i ri i parashkruan masat është deri ne afat 5 vjeçar dhe meqenëse masa është shqiptuar në 2017 nuk ka parashkrim dhe ne jemi detyruar me nxjerr vendim ku kemi konsiderua që të mos i jepet statusi i kandidatit për kryeprokuror në këtë prokurori”, shtoi ai.

KPK vendosi me 9 vota pro dhe një abstenim për të refuzuar kërkesën e Ibrahim Berishës për të qenë kryeprokuror në Prokurorinë Themelore.

Hyseni njoftoi se kandidatë për Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale janë: Blerim Isufaj, Atdhe Demak, Haki Gecaj, Armend Hamiti dhe Fadil Shefkiu.

Ndërsa, kandidatët që kanë aplikuar për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë: Ibrahim Berisha, Fitore Sadikaj, Kujtim Munishi, Valmir Behrami, Valdet Gashi, kandidat për Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë mbeten të gjithë, përpos Ibrahim Berisha që u refuzua të jetë kandidatë si shkak i shqyrtimit të dy masave disiplinore.

Lexo më shumë:

Të ngjashme