Pio Sabetta emërohet zëdhënës i ri i KFOR-it

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Vincenzo Grasso përmes një letre publike ka njoftuar se që nga nesër nuk do të jetë zëdhënës i KFOR-it,shkruan EkonomiaOnline.

Grasso tutje ka shtuar se tani e tutje këtë detyrë do e marrë Pio Sabetta, ku ky i fundit do të përdorë të njëjtin numër kontakti.

Shkrimi i plotë:

Ka ardhur koha për të thënë lamtumirë. Pas 20 muajsh unë po e përfundoj misionin tim sot dhe do të doja të përfitoj nga rasti për t’ju falënderuar të gjithëve për bashkëpunimin tuaj.

Që nga nesër në mëngjes pasardhësi im kolonel Pio Sabetta do të marrë përsipër detyrën e zëdhënësit të KFOR-it.

Ai do të përdorë të njëjtin numër telefoni dhe e-maili i tij personal do të jetë [email protected] Ju poashtu mund të përdorni edhe llogarinë tonë të zyrës [email protected]

Ju uroj gjithë të mirat dhe shpresoj që të takohemi përsëri në të ardhmen. Vincenzo GRASSO

Të ngjashme