Plagoset me thikë një person në Malishevë

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me mjet të mprejtë (thikë) nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 17:22 në rrugën “Hamdi Berisha”, në Malishevë.

Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretma mjekësor në Spitalin e Prishtinës.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës”, thuhet në raport.

Të ngjashme