Plagoset një 17-vjeçar në Ferizaj

Prishtinë | 22 Pri 2018 | 14:11 | Nga

Një tentim vrasje ka ndodhur pak më herët në Ferizaj.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë për Koha.net, se është plagosur një 17-vjeçar. Ka thënë se nga informatat e deri tashmë, ai është jashtë rrezikut për jetë.

Gashi nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj ngjarje, por ka shtuar se policia është duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme