“Policët përballen më rreziqe”, Sindikata e Policisë i shkruan letër Sveçlës kërkon kaq milionë euro për sigurimet shëndetësore

Njesia speciale, polic, policia, serb, serbet, barikada, barrikada, politike, veri, veriu,
Prishtinë | 23 Qer 2022 | 21:18 | Nga Ekonomia Online

Sindikata e Policisë së Kosovës i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla duke kërkuar 5 milionë euro për të realizuar projektin e sigurimeve shëndetësore për zyrtarët policor.

Ata thanë se policët janë në rrezik për jetën për shkak të përdorimit të mjete të rrezikshme.

“Policia e Kosovës është policia e vetmë në rajon dhe më gjerë që nuk ka sigurim shëndetësor. Zyrtarët policor kanë autorizim të përdorimit të pajisjeve të rrëzikshme për jetën dhe shëndetin e tyre”, thuhet në njoftim.

Në letrën dërguar kreut të MPB-së thuhet se sigurimi shëndetësor për institucionin e vetëm të sigurisë në vend do të duhej të bëhej shumë vite më parë apo së paku nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, prandaj është nevojë jetike që kjo të bëhet edhe tani si dhe do të ishte nder dhe respekt për qeverinë e Republikës së Kosovës.

Më poshtë gjeni letrën e plotë:

Të ngjashme