Policia: Dyshohet për mjet shpërthyes në KGjK dhe PSRK, ende asnjë i dyshuar

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 12:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Major Shkëlzen Xhafa, komandant i stacionit  “Qendër”, tha se Policia e Kosovës ka marrë informata për dy mjete shpërthyese në dy objekte në qendër të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Ju njoftojmë se rreth orës 10:30, stacioni policorë, qendra ka marrë një thirrje telefonike për një eksplozivë të mundshëm në dy ndërtesa në rrugën Luan Haradinaj po sa kemi marrë informatën stacioni policorë qendra ka dalë në vendin e ngjarjes i ka evokuar të gjithë njërit që kanë qëndruar brenda”.

“I kemi thirr të gjitha njësit relevante që merren me kësi raste kërcënimesh, për momentin jemi në procedim e sipër do të thotë të gjitha njësit relevante për këto kërcënime ne presim që njësit do ta kryejnë punën e veta  dhe do të dalim në një deklaratë gjithëpërfshirës për të gjithë hapat që kemi ndërmarr deri tani”.

“Nuk persona të dyshuar është vetëm kërcënim përmes një telefonate”.

Një telefonatë kërcënuese që pretendohet ta ketë marr roja i sigurimit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), dhe dyshimet për vendosjen e një mjeti të dyshimtë.

Drejtori i Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi, u ka thënë anëtarëve të këshillit dhe stafit tjetër që të dalin jashtë, pas dyshimeve të tilla.

Krejt kjo, siç u ka thënë ai anëtarëve të KGJK-së, se roja i sigurimit ka marr një telefonatë kërcënuese se “juve dhe Gjykatën Speciale kanë me ju bo rrafsh me tokë”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/458101674945074/?_nc_cat=108&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=a6043d95813bc97d8409db4d81d7ac38&oe=5D61A50B&dl=1
Lexo më shumë:

Të ngjashme