Policia e vlerëson të qetë procesin zgjedhor në Istog

Istog | 17 Dhj 2017 | 12:38 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës po e vlerëson si të qetë dhe normal procesin zgjedhor në Istog. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, kolonel Shaban Shala, tha se deri në këtë kohë votimi po shkon mirë, raporton Ekonomia Online.

“Deri në këto momente votimi po shkon qetë d.m.th sipas standardeve të larta. Policia e Kosovës është në nivel  të detyrës, është duke kryer detyrat që rrjedhin nga plani operativ gjegjësisht nga drejtoria për rajonin e Pejës dhe nga urdhri operativ nga policia e përgjithshme në Prishtinë”.

Ai tha se Policia ka bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Shtetit dhe se nuk është paraqitur asnjë rast në të cilin mund të ndërhyjë ata.

“Natyrisht kemi bashkëpunim të ngushtë me prokurorë të shtetit dhe deri në këto momente nuk është raportuar asnjë rast që duhet me u ndërmarrë nga aspekti policor”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme