Policia largon veturat e aksidentuara nga rruga “Agim Ramadani”, po hetohet shkaqet

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 15:01 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një kamion i kompanisë “Pastrimi” ka shkaktuar një aksident në të cilin janë përfshirë 9 vetura dhe janë lënduar 3 persona, raporton Ekonomia Online.

Si pasojë e numrit të madh të veturave të përfshira në aksident, është bllokuar rruga “Agim Ramadani”, ndërkohë tashmë Policia e Kosovës ka filluar të largojë nga rruga veturat e aksidentuara për të zhbllokuar rrugën.

Aksidenti dyshohet se ka ardhur si pasojë e një defekti teknik të kamionit të kompanisë “Pastrimi”.

Nazmi Zogaj, toger i Policisë së Kosovë tha për Ekonomia Online se janë duke u zhvilluar hetimet se si ka ardhur deri tek dalja e automjetit nga shiritat e rrugës.

“Rreth orës 13-të në rrugën “Agim Ramandani”, ka ndodhë një aksident ku kanë qenë 8 automjete të përfshira dhe një kamion pastrimit. Ne jemi duke i vazhduar hetimet dhe të shohim arsyen pse ka dalë vetura nga shiritat e rrugës”, tha Zogaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme