Policia flet për vrasjen e 11 vjeçarit: E dërguam në strehimore, por iku nga aty

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 12:14 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zv. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë se lidhur me rastin e vrasjes së 11 vjeçarit në Fushë Kosovë policia ka marrë me kohë të gjitha veprimet e duhura.

Ai tha se në janar është marrë informacion në lidhje me këtë rast dhe 11 vjeçari së bashku me nënën e tij janë dërguar në mbrojtje sociale.

” Policia e Kosovës ka reaguar mbrëmë, është arrestuar i dyshuari. Në janar kemi marrë informacion. Policia e Kosovës ka mbledh informacione dhe ka ngritë kallëzim penal dhe e ka dërguar në prokurori. Vendimin për këtë rast do e merr Prokuroria. Ne i kemi dërguar në mbrojte sociale dhe Policia e Kosovës nuk ka mundur me dhunë me mbajt në strehimore”, tha ai, raporton EO.

Drejtori i Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillova, është pyetur edhe në lidhje me hetimet në Autostradën e Gjilanit.

“Nuk mundemi me dhënë shumë informacione se është në fazë të hetimeve, kemi prokurorë të caktuar, kemi propozime, Policia e Kosovës ka mbledh informacione, ka grumbulluar dokumentacion. Nuk kemi akoma veprim operacional, s’kemi asnjë arrestime apo rast konkret”, u përgjigj ai, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme