Policia jep detaje për arrestimin e aktivistit të LDK-së

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 16:53 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aktivisti i LDK-së, Selajdin Bytyqi, është intervistuar nga Policia në Istog, ku po mbahen votimet për kryetar të Komunës.

Ai nuk u arrestua për blerje votash siç u raportua, ka sqaruar për Ekonomia Online, zëdhënësi i Policës së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Sipas tij, Bytyqi dhe dy persona të tjerë janë intervistuar në cilën e dëshmitarëve dhe se për momentin nuk ka të bëjë me ndonjë dyshim për blerje votash.

“Ne kemi marrë informacionet. Policia ka reaguar, menjëherë ka dalë në vendngjarje. Janë shoqëruar tre persona. Që të tretë janë intervistuar. Rasti për momentin nuk ka të bëjë me ndonjë dyshim. Që të tretë kanë kaluar në intervistim dëshmitarësh”.

“Raportimet kanë qenë për blerja votash, por gjatë intervistimit personat bashkëpunim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arrit që ky rast nuk ka të bëjë me ndonjë manipulim apo ndonjë pagesë, mirëpo ka të bëjë ku janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve. E gjithë kjo ka ndodh jashtë procesit në oborrin e shkollës, d.m.th nuk ka të bëjë diçka”.

Vet Bytyqi gjatë ditë e ka pranuar se te vendvotimi ka qenë vetëm dy herë: një herë kur ka votuar dhe një herë që të çojë bukë. Herën e dytë thotë se ka qenë deri në oborr të shkollës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme