Policia konfiskon 39 mijë e 300 euro të falsifikuara, arreston dy persona

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 14:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës pas aktiviteteve disa javore, mbrëmë ka realizuar planin operativ “100 euro”, ku kanë arrestuar dy persona të cilët dyshohen se kanë falsifikuar para, raporton Ekonomia Online.

Në këtë aksion që është zhvilluar në Pejë janë konfiskuar 393 kartëmonedha  në vlerë 39 mijë e 300 euro.

Drejtori i Krimeve Ekonomike, Bashkim Spahiu, tha se mbrëmë gjatë një operacioni policor janë konfiskuar monedha të falsifikuara me vlerë prej 39.300 euro.

“Drejtoria për krime ekonomike dhe korrupsion bashkëpunim me AKI pas operacione disa javore mbrëmë 14.02 ka realizua planin operativ “100 euro” lidhur me veprën falsifikim parash me 393 monedha, me vlerë prej 39.300 euro arrestim dy persona. Janë kontrolluar 2 lokacione me konfiskim 2 telefon dhe një veturë jemi duke përdorur si prova materiale”, tha ai, raporton EO.

Ai thotë se sipas hetimeve të para, monedhat nuk janë prodhuar në territorin e Kosovës.

“Hetimet e para kanë gjetur se këto bankënota nuk janë prodhuar në territorin e Kosovës, origjina është nga shteti fqinjë”, tha ai.

Spahiu bëri apel tek qytetarët që të kenë kujdes me kartëmonedhat që marrin e sidomos ato në vlerë prej 100 euro pasi që falsifikimi është në nivel të lartë.

“Apel të keni kujdes gjatë këmbimit të bankënotave në formë 100 euro sepse keni mundësi me pa se është në përpunim të kualitetit të lartë dhe mundësia me u viktimizu është reale”, tha Spahiu.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka treguar disa statistika krahasuar me vitin e kaluar për periudhën e muajit janar.

“Numri i veprave penale ka shënuar ulje nga 2478 në 2138 ose -13.72%, numri i rasteve ka shënuar ulje nga 3526 në 3057 ose -13.30% dhe zbulueshmëria është 56.46% për janar 2018 dhe 59.82% për janar 2019, ngritje e zbulueshmrisë për 3.36%”, tha ai

“Dallimi në periudhën janar 2018 me 2019 tek vrasjet 3 me 1 ose ulje për -66.66%, vjedhje 449 me 360 ose ulje për -19.82%, vjedhje e rëndë 433 me 299 ose ulje për -30.94%, grabitje 23 me 25 ose rritje për 8.96%”, tha Bakiu.

Bakiu foli edhe për grabitjet e shumta që kanë ndodhur kohëve të fundit, ai tha se Policia e Kosovës i ka shtuar masat në mënyrë që të parandalohen këto dukuri.

“Kanë qenë shqetësuese rastet penale të grabitjeve me qëllim të parandalimit të rasteve. Policia e Kosovës ka marrë masa , kemi nënshkruar marrëveshje mes MPB-së, PK-së dhe BQK-së që të gjitha institucionet të marrin masa që kanë qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në banka dhe kemi angazhuar policë që të jenë më prezent në terren edhe në rroba civile kemi nisur edhe pajisjen e zyrtarëve policor me armë të gjatë sepse ka pas raste në mes ditë janë realizuar grabitje të ndryshme dhe kryesit kanë pasur armë të gjata në mënyrë që kur kërkohet ata të veprojnë t’i kenë në posedim”, tha Kelani.

Lexo më shumë:

Të ngjashme