Policia kufitare në Kullë i zbulon 41 mijë e 750 Euro, pronari s’i kishte deklaruar

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 23:01 | Nga Ekonomia Online

Sot, në orët e pasditës në pikën kufitare SPK Kullë, zyrtarët policor kufitar gjatë kontrollit të një personi i cili ishte me automjetin e tij, kanë hasur një sasi të konsiderueshme të parave.

Pas disa dyshimeve vetura me targa të Kroacisë, e cila ishte në dalje nga Republika e Kosovës për në drejtim të Malit të Zi, është selektuar për kontroll në vijën e dytë.

I dyshuari kishte deklaruar se posedon të holla me vete, por nuk e kishte treguar shumën e tyre.

Zyrtarët policorë dhe ata doganorë janë marrë me trajtimin e rastit, ku shuma e parave në posedim të personit ka rezultuar 41 750 Euro.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Prokuroris Themelore në Pejë, ku është inicuar rasti, mos deklarim i parave (mos prezentim i dëshmis për prejardhje të hollave).

Rasti iu është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedim të mëtutjeshëm.

Të ngjashme