Policia me operacion në Prishtinë e Ferizaj për veprimtari të mashtrimit

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 12:13 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë bastisur një kompani në lagjen “Pejton” të Prishtinës, nën dyshimin për veprimtari të mashtrimit. Aksion i njëjtë është zhvilluar edhe në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Dyshohet se në objektin ku është duke u kryer bastisja është Call Center, madje nga aty janë nxjerr edhe disa punonjës.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës bastisjen është duke e zhvilluar në bashkëpunim me pjesëtarë të policisë gjermane, raporton EO.

Për aksionin që ka filluar para orës 12:00, Policia në një përgjigje për Ekonomia Online ka thënë se është kryer me urdhër të Gjykatës, që lidhet me veprimtari të mashtrimit.

“Sot me 31 mars 2021, Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente është duke realizuar një operacion policor, i cili ndërlidhet me veprimtari të mashtrimit.Operacioni policor është duke u realizuar në disa lokacione të rajonit të Prishtinës dhe Ferizajt,  andaj pas përfundimit të operacionit do të jepen informacione shtesë”, thuhet në përgjigjen e policisë .

Lexo më shumë:

Të ngjashme