Policia në aksion, konfiskohen disa vetura në kryeqytet

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 11:12 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, mëngjesin e së martës Policia e Kosovës ka konfiskuar disa vetura të cilat kanë penguar qarkullimin, raporton Ekonomia Online.

Por qytetarët po ankohen se nuk kanë vend të mjaftueshëm për të parkuar veturat e tyre dhe po kërkojnë nga institucionet që të punohet në këtë drejtim.

“Inspeksioni ka dalur të kryejë punën e tij, për ti larguar veturat prej rrugës që po parkohen ilegalisht ose ne vend te gabuar. Në këtë pjesë të rrugës “Rexhep Luci” nuk ka parkingje të mjaftueshme por vetura shumë dhe duhet të ndërtohen parkingje të reja”.

Madje ata kanë kërkuar që të krijohet mundësia që në këtë rrugë të jenë dy dalje që të ketë vend për secilën veturë që parkohen andej pari.

“Rruga më e mirë ka qenë të bëhet një dalje tjetër në këtë pjesë, që të mos kemi probleme as ne si vozitës as të tjerët që vijnë këtu për të parkuar veturat e tyre sepse po krijohet ngarkesë e madhe. Sipas meje ka mundësi të bëhet nje hyrje në pjesën përpara ndërsa mbrapa të bëhet dalja. Këtë lloj tuneli këtu duhet ta bëjmë një kahore”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme