Policia në Stamboll sekuestron mbi 127 milionë dollarë të falsifikuar

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 17:45 | Nga Ekonomia Online

Policia në Stamboll sekuestroi 127,5 milionë dollarë amerikanë të falsifikuar, raporton Anadolu Agency.

Policia pas lajmërimit në lagjet Kagit’hane dhe Sariyer në dy adresa të ndryshme sekuestroi paratë e falsifikuara në kart-monedha nga 100 dollarë.

Gjatë operacioneve policore u sekuestruan edhe pajisjet për falsifikimin e parave dhe u ndaluan 8 persona të dyshuar.

Policia njoftoi se paratë e falsifikuara ishte paraparë që të kontrabandoheshin jashtë vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme