Prej 30 Projektligjeve të MD-së janë miratuar 19, paralajmërohet pako kundër krimit e korrupsionit

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 09:03 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se prej 30 Projektligjeve sa kanë dërguar në Qeveri prej tyre janë miratuar 19.

“Prej 30 ligjeve i kemi dërguar jashtë ministrisë 24 ligje. 19 prej tyre janë miratuar në Qeveri të tjerat janë duke pritur që të miratohen”.

Madje ai paralajmëron pako ligjore ku thotë se do të goditet krimi e korrupsioni.

“Janë disa pako ligjore ku do të goditet krimi dhe korrupsioni. Secili ligj që kemi bërë kemi analizuar çdo lloj koncept dokumenti. Shoqëria dhe marrëdhëniet shoqërorë ndryshojnë për shkak të ndër aktivitet që krijohen brenda shoqërisë. Mbi bazën e kësaj shoqëria po lëviz drejt BE-së”, tha Sallahu.

Ndërsa drejtori ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, tha se në vitin 2021 Qeveria ka miratuar 118 Projektligje, prej 188 të planifikuara, kurse në Kuvend janë miratuar vetëm 36.

Sipas tij, ka pasur probleme të mëdha në planifikim dhe ekzekutim, ngase Qeveria ka propozuar vetëm 24  Projektligje të reja, ngase të  tjerat ishin të trashëguara.

“Ka planifikuar të miratojë 188 ligje prej të cilëve janë miratuar 118. Karakteristikë e kësaj Qeverie ka qenë që më shumë se 60% e ligjeve që janë miratuar në Qeveri kanë qenë iniciativa ligjore të Qeverive të kaluara ndërsa vetëm 24 ligje janë të reja të Qeverisë Kurti”.

“Nëse marrim për bazë që kjo Qeveri ka arritur që në Kuvend t’i miratojë vetëm 36 ligje të parapara në agjendën legjislative mund të themi që është një efikasitet jashtëzakonisht shumë i ulët dhe mund të themi që kjo Qeveri ka pasur probleme në planifikim, por edhe ekzekutim. Këto ligje duhet të zbatohen në praktikë”.

Mes tjerash, Miftaraj tha se ligjet që mund ta rregullojnë jetën e qytetarëve janë vettingu, ndryshimet në  sistemin gjyqësor dhe prokurorial për të cilat në vitin 2021 ka pasur iniciativa, por nuk janë konkretizuar.

“Ligjet që mund ta rregullojnë jetën e qytetarëve hyjnë vettingu apo ligjet që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor dhe prokurorial të cilat në vitin 2021 ka pasur iniciativa, por nuk janë konkretizuar”, ka thënë ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme