Presidenti Thaçi do të inspektoj trupat e FSK-së

Prishtinë | 13 Dhj 2018 | 12:57 | Nga Ekonomia Online

Një ditë para formimit të Ushtrisë së Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë inspektimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Komandanti suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të jetë në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të premten në Kuvendin e Kosovës, pritet të kalojnë projektligjet që i japin misionin e ushtrisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme