Prishtinë: Dy persona i shkojnë në shtëpi, tentojnë t’i vrasin një grua e një burrë

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur me datë 11 shtator në Prishtinë. në kryeqytet rreth orës 23:30 dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimave një femër dhe një mashkull kosovar.

Të dy këta kanë shpëtuar pa lëndime.

Për këtë rast ende asnjë person nuk është arrestuar. Policia po i vazhdon hetimet.

“Prishtinë 11.09.2020-23:20. Raportohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimave, një mashkull dhe një femër kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme