Prishtinë, dy raste të të shtënave me armë zjarri

Foto: Ekonomia Online
Prishtinë | 16 Jan 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën kanë ndodhur dy raste të të shtënave me armë zjarri në Prishtinë.

Rasti i parë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në lagjen “Emshir” në Prishtinë rreth orës 13:25.

  • Magj. Prishtinë-Gjilan 15.01.2020 – 00:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se përderisa ka qenë në lëvizje me veturë, nga një veture tjetër në lëvizje është shtënë me armë në drejtim të tyre. Si pasojë, vetura është dëmtuar, nuk raportohet për të lënduar.
  • Lagja Emshir, Prishtinë 15.01.2020 – 13:25. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në një lokal është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar, i cili edhe kishte shtënë me armë zjarri dhe ishte larguar në drejtim ta panjohur. Viktima është dërguar ne QKUK, ku pas tretmanit mjekësor është liruar.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme