Prishtinë, një person gjen eshtra në një qese najloni

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë një person ka hasur në një qese najloni, ku në të kishte eshtra.

Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur ditën e mërkurë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një qese najloni, ku në të kishte eshtra. Eshtrat nuk dihet se kujt i përkasin. Njësitë përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe është marrë kocka e dyshimtë për mbetje mortore dhe e njëjta është dërguar në IML”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Të ngjashme