Prokuroria e Shtetit për 24 orë ngrit 26 aktakuza ndaj 32 personave

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 12:20 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetepesë (25) persona.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të nëntë (9) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Një sekuestrim është bërë në rajonin e Prizrenit, nën dyshimin se të pandehurit P.XH dhe A.B., janë përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 2 i KPRK-së.

Me këtë rast janë sekuestruar:

–           Një armë e tipit “ Bereta “ 9 mm, ;

–           dymbëdhjetë (12) fishek të kalibrit të njëjtë,

–           një (1) karikator i të njëjtës armë.

Ndërkaq, sekuestrimi tjetër është bërë në rajonin e Ferizajt, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit  të veprës penale “Vjedhje pylli”, ku me ç’rast janë sekuestruar :

–           Një (1) traktor i markës “Massey Ferguson” 255  dhe

–           Sasi druri e llojit të ahut në vëllim prej 4.00 m3

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Vrasje në tentativë”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Në Fushë Kosovë, është gjetur një trup i pajetë, i cili dyshohet se ka pasur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar për obduksion.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza për trembëdhjetë (13) persona për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër shtatë (7) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë  gjithsej shtatë (7) persona me aktvendim të prokurorit kujdestar për vepra të ndryshme penale.  Katër persona janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) persona për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”, dhe një (1) person për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Gjithashtu, kjo prokurori nga Departamenti i Krimeve të Rënda gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dy (2) aktakuza ndaj dy (2) të pandehurve për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprat penale: ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. Gjithashtu, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, si dhe janë ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar. Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar tetë (8) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Katër (4) persona për shkak të  dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale   “Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.                                                                                           Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve komunale”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim ndaj një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

1.      Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

                    //////////////////////

2.      Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Ndërkaq, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Raste tjera me interes për publikun:      

Në Fushë Kosovë, është gjetur një trup i pajetë, i cili me urdhër të prokurorit kujdestar, është dërguar në Institutin Mjeko-Ligjor për obduksion. Dyshohet se trupi i pajetë ka pasur plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

3.      Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve me inicialet, K.Rr, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” nga neni 234 paragrafi 1.

B.H. dhe J.K. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 paragrafi 1.

P.XH., M.LL.  F.H. dhe A.B. “për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 2., “ Lëndimi i lehtë trupor “ nga neni 185 paragrafi 1, “ Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “ nga neni 367 paragrafi 2.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se të pandehurit P.XH dhe A.B., janë përfshirë në kryerjen e veprave penale: “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 2 i KPRK-së.

Me këtë rast janë sekuestruar:

–           Një armë e tipit “ Bereta “ 9 mm, ;

–           dymbëdhjetë (12) fishek të kalibrit të njëjtë,

–           një (1) karikator i të njëjtës armë.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuza kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” (dhunë familje);

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për këtë vepër penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”;

4.      Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë  gjithsej shtatë (7) persona me aktvendim të prokurorit kujdestar për vepra të ndryshme penale.  Katër persona janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, dy (2) persona për veprën penale “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”, dhe një (1) person për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:

Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Aktakuzë ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narktovikëve”.            

5.      Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se në Gjilan, ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ku për shkak të një kontesti pronësor, i dyshuari e ka goditur me një guri në kokë të dëmtuarin, i cili si pasojë e goditjes është rrëzuar dhe ka humbur vetëdijen, me ç’rast me urgjencë është dërguar në Emergjencë, në Gjilan.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, tek i cili në komunën e Kamenicës janë gjetur 1,034 gram narkotikë, e llojit ‘’Marihuanë’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’.

6.      Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë , janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar. Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar tetë (8) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të jashtëligjshëm”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar pesë (5) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Katër (4) persona për shkak të  dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor”, dhe një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “ Vjedhje e rëndë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve komunale”.

7.      Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë“.

8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve në Gjykatën Themelore në Ferizaj-Dega Kaçanik, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit  të veprës penale “Vjedhje pylli”, ku me ç’rast janë sekuestruar :

–           Një (1) traktor i markës “Massey Ferguson” 255  dhe

–           Sasi drurore e llojit të ahut në vëllim prej 4.00 m3

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” ;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngjashme