Prokuroria kërkon pezullimin e pagesës për 19 mijë veteranë deri në përfundim të procesit gjyqësor

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 12:09 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Po mbahet seanca në rastin e mashtrimit të veteranëve ndaj 12 anëtarëve të Komisionit për Verifikimin e veteranëve, raporton Ekonomia Online.

Gjykata sot do të vendos për masë të përkohshme që të pezullojë ose jo pagesën për 19 mijë e 500 përfitues.

Pezullimi do të bëhet deri në përfundim të procesit gjyqësor nëse do të pezullohet ose jo pagesa e veteranëve që hetuesia i ka cilësuar si të rrejshëm.

Prokurori Special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën për pezullim të pagesës për 19 mijë veteranë deri në përfundim të procesit gjyqësor.

“Kjo për arsyen se “rezultati i veprës penale nga të pandehurit është shtuar dhe buxheti i Kosovës vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin si interes publik prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor të kërkojë këtë”, ka thënë Krasniqi.

“…Përfitues nga buxheti i Kosovës janë personat e tretë dhe një situatë të tillë kur me veprimet e të pandehurve si rezultat i veprave penale dhe kur përfitojnë personat e tretë përcaktohet rregulli për të dëmtuarit e që në rastin konkret kemi të bëjmë me dëmtim të buxhetit të Kosovës. Andaj bazuar në fakte se personat e tretë të paraqitur në aneksin 1 të kësaj aktakuze si pasoj e veprës penale të të pandehurve nga 2015 deri në gusht të 2018 kanë përfituar një shumë prej mbi 88 milionë euro”, ka thënë Krasniqi.

Të akuzuarit për fryerjen e listave të veteranëve janë 12 ish-krerët të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari .

Lexo më shumë:

Të ngjashme