Punëtori merr 11 mijë euro në kompani dhe nuk kthehet më në punë

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një punëtor i një firme në Lipjan të enjten ka marrë 11,000 euro të punës dhe nuk është kthyer më në punë.

Policia e Kosovës po e heton rastin por nuk ka arrestuar dikë ende.

Punëtori ishte duke shpërndarë mallin kur mori paratë.

“Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme