Raporton në Polici vdekjen e babait në QKUK, policia e cilëson rastin trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor

Prishtinë | 27 Mar 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Një person ka raportuar të premten në Polici se të atin e kishte dërguar në QKUK rreth orës shtatë të mëngjesit ndërsa në orën 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se i kishte vdekur prindi.

Policia e Kosovës në raportin e saj këtë rast e ka quajtur “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të atin e kishte dërguar në spital rreth orës shtatë dhe rreth orës 11:30 ishte njoftuar nga mjeku se prindi i kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme