Rashiq: Sulmi ndaj djalit tim ishte i planifikuar

Prishtinë | 23 Shk 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike Progresive Nenad Rashiq, ka thënë se sulmi ndaj djalit të tij ishte i planifikuar më herët.

Ai në një konferencë për medie ka thënë se i njëjti grup i cili e ka rrahur djalin e tij, një natë më herët janë grumbulluar për t’u marrë vesh se çfarë do të bëjnë të hënën. E këtë, ai thotë se e kanë bërë të ditur në Facebook.

“Njoftimi tjetër është nuk dua ta lexoj pasi është fyese, kjo jep shenja se kjo duhet të jetë e ndërlidhur me ngjarjen. Ditën e djeshme kur njeri prej tyre që ka vënë këto postime djalit tim i është drejtuar me një fjalor, e kanë fyer dhe bazuar në këtë unë nuk mund të jem plotësisht objektiv por si njeri që din se çfarë kuptimi kanë këto sharje se këtu ka diçka të planifikuar që djali im të jetë viktima”, ka thënë ai, raporton EO.

Ai ka thënë se ka dyshime që deklaratat e disa politikanëve kanë ndikuar në acarimin e situatës

“Ekziston dyshimi i imi personal, se politikanët me deklarata të papërgjegjshme kanë ndikuar në acarimin e mëtutjeshëm të kësaj gjendje”, ka shtuar Rashiq.

Sulmi ndaj djalit të Rashiq, është detyar nga u.d se presidentes, Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe kandidati për kryeministër nga VV-ja Albin Kurti.

Sulmi është dënuar dhe nga Lista Serbe, e cila ka akuzuar Albin Kurtin për inskenim të këtij rasti.

Për këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona.

Lexo më shumë:

Të ngjashme