Rrah të dashurën për arsye xhelozie

Prishtinë | 25 Sht 2016 | 13:21 | Nga

Policia ka arrestuar në Prishtinë një person, i cili për arsye xhelozie e ka sulmuar fizikisht të dashurën, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.

Një person është arrestuar dje pasdite në kryeqytet pasi që për arsye xhelozie e kishte sulmuar të dashurën e tij.

Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e saj të përditshëm, Policia njofton se rasti është raportuar rreth orës 15:15.

I dyshuari, sipas Policisë, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia po e trajton këtë rast si “sulm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme