Rrahje e rëndë masive në Prishtinë, përfshihen gjashtë persona e përdoren shufra hekuri

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një rrahje e rëndë ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se në rrahje janë përfshirë gjashtë persona, shkruan lajmi.net.

Dy nga të përfshirët në rrahje kanë pësuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Të ngjashme