Sahiti: Rreth 400 mijë euro ka konfiskuar Policia në aksionin e sotëm

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 14:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, Nazmi Sahiti, ka thënë se në aksionin e sotëm të zhvilluar në Ministrinë e Bujqësisë dhe në disa komuna, kanë sekuestruar rreth 400 mijë euro, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se aksioni është zhvilluar edhe në disa komuna si atë të Gjilanit, Istogut dhe Pejës.

“Diku rreth 400 mijë euro janë konfiskuar. Përveç në Ministrinë e Bujqësisë, janë kryer bastisje edhe në disa komuna si në  Gjilan, Istog dhe Pejë. Paratë janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve dhe janë hetuar nga vepra penale”, tha ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme