Samedin Mehmeti nuk është zgjedhur ende drejtor i Policisë së Kosovës, Veliu thotë është në proces

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 10:57 | Nga Ekonomia Online

(E plotësuar) Në medie është raportuar se Samedin Mehmeti është zgjedhur drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, pas rreth tre muajve si ushtrues detyre i kësaj pozite.

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e Kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë është caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti, ka raportuar Indeksonline.

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë z. Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan”, thuhet ndër të tjera në biografinë e Mehmetit.

Por lajmin e publikuar në shumicën e medieve të Kosovës, e ka mohuar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

“Zgjedhja e drejtorit është në proces ende”, ka thënë shkurt Veliu.

Samedin Mehmeti është duke e ushtruar detyrën e drejtorit të policisë tash e tre muaj


Të ngjashme