Sefaj: Masat e marra ndaj zyrtarëve të IPK-së konform ligjit, publikimi i informacioneve dëmton hetimet

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 14:58 | Nga

Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, pas raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri, për rrethanat e krijuara në Inspektoratin e Policisë së Kosovës (IPK), pa praninë e medieve, tha se të gjitha masat janë marrë konform ligjit në të mirë të qytetarëve.

Ministri Sefaj ka pranuar se kanë suspenduar edhe dy zyrtarë të IPK-së lidhur me konkursin në Inspektorat.

Megjithëse u ka kërkuar falje gazetarëve për mbylljen e komisionit ai  nuk ka dhënë detaj konkrete se çfarë informacionesh posedon e të cilat sipas tij, mund të prishin hetimet.

Kryetari i Komisionit, Haxhi Shala, nuk tregoj shumë për raportimin, përveç faktit se ka pranuar se është themeluar Komisioni që do të monitoroj implementimin e ligjit për IPK-në.

Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri, ka kërkuar që të thirret në raportim edhe kryeshefi i suspenduar Hilmi Mehmeti. Të njetë e ka kërkuar edhe deputeti Milaim Zeka.

Lexo më shumë:

Të ngjashme