Sefaj: Në nëntor pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovën në Interpol

Prishtinë | 27 Shk 2018 | 13:35 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar para komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.

Raporti kishte të bënte me procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol, raporton Ekonomia Online.

Ai bëri të ditur se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë pas kërkesës në vitin e kaluar për tu tërhequr nga votimi në Asamblenë e Përgjithshme. Ministri shtoi se mbledhja e radhës e Asamblesë do të zhvillohet në nëntor në Dubai dhe aty Kosova do të hyjë në procesin e votimit.

Sefaj tha se për anëtarësimi në këtë organizatë duhet një bashkëpunim i gjerë i ministrive e institucioneve të tjera.

“…kemi dërguar letra ku e kemi kërkuar që për anëtarësim të votohet në nëntor të këtij viti në Asamblenë që do të mbahet në Dubai. Tani jemi në një fazë të lobimit ku na duhet përkrahja e të gjithëve”.

Sefaj tha se Kosova ka nevojë për anëtarësim në këtë organizatë që të shkëmbehen informata pa ndërmjetësues.

Ai tha se Kosova ende shkëmben informatat përmes UNMIK-ut, gjë që sipas tij, shpenzon kohë dhe cilësia e informatave humb nëse ato shkojnë dorë pas dore.

“Tani jemi në një fazë të lobimit ku nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve. Është interes nacional ndihmon në shkëmbimin automatik të informatave, nuk bën ta ngrisim këtë çështje. Shkëmbimi i informatave pa ndërmjetësues është nevojshëm për neve, shkëmbimi i informatave tek ne bëhet përmes UNMIK-ut nuk kemi asgjë kundër, por koha dhe cilësia e bartjes së tyre është e gjatë, ne po duam meqenë pjesë e një organizatë që të kemi qasje në informata dhe ata të kenë në informatat tona”.

Sefaj ka thënë se me të marrë mandatin ka pas shumë pak kohë deri në datën e votimit për anëtarësim në Interpol dhe në bazë të analizës që i ka bërë materialeve që i ka dorëzuar ish ministri Skënder Hyseni.

“Kemi qenë në një periudhë të shkurtër kur e kemi marrë këtë detyrë, pas një analize të shkurtër të pikave të dobëta dhe të forta krejt asaj çka kisha dorë. Mangësia ka qenë harmoni dhe koordinimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka qenë një mangësi, unë kam trajtuar këtë çështje si moment mjaft empirike, numrat janë të nevojshëm për të kaluar aplikacionin tonë dhe për tu bërë anëtarë në asamblenë e përfshirë”.

“…pas numërimit të votave të parashikuara me partnerët tanë ndërkombëtare, pas konsultave të ndryshme bë atë kohe i kemi sugjeruar kryeministrit shyerjes së votës. Shtyrja e votës është kërkuar përmes një letër të dërguar nga kryeministri Haradinaj, më 21 shtator 2017″.

Në vitin 2010, Kosova nisi procesin e anëtarësimin në Interpol. Ky institucion kishte kërkuar nga Kosova plotësimin e një pyetësori, por që komunikimi i ishte ndërprerë. Në muajin prill të vitit 2015 ishte bërë kërkesa e dytë e institucioneve kosovare për anëtarësimin.

Shtatori i vitit 2017 ishte muaji ku do të vendosej se a do të jetë Kosova në këtë organizatë apo jo.

Sipas Kushtetutës së Interpolit shtetet që aplikojnë për t’u bërë anëtarë duhet të marrin dy të tretat e votave të shteteve anëtare.

Më 21 shtator, 5 ditë para se të vendosjes për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati dalë me një deklaratë ku thoshte se Kosova nuk i ka votat e mjaftueshme për t’u anëtarësuar dhe pati marrë vendim që të shtyhej votimin e kërkesës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme