SHBA i dhuron mjete teknike Policisë së Kosovës me vlerë prej rreth 300 mijë dollarësh

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 18:10 | Nga Ekonomia Online

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se i ka dhuruar Policisë së Kosovës donacion pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë.

Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë ambasada nëpërmjet një postimi në ‘Twitter’, duke thënë se donacioni është me qëllim që të forcojë gatishmërinë operacionale të Policisë së Kosovës.

“Që nga viti 2008, Programi i Ndihmës kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, ka ofruar gati 4 milionë dollarë në trajnime, mentorime dhe pajisje për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Ambasada amerikane në Twitter.

Dje, ambasada amerikane në Prishtinë përmes Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit amerikan të Shtetit dhuroi përreth 300 mijë dollarë pajisje teknike për Divizionin dhe Njesinë e Intervenimit Special të Policisë së Kosovës për të shtuar gatishmërinë operacionale të tyre që të mbajnë qytetarët të sigurt”, thuhet në postimin e tyre.

Që prej 2018-ës, Shërbimi Diplomatik i Sigurisë së Departamentit amerikan të Shtetit në kuadër të Programit të Asistimit Anti-Terrorist, ka ofruar përafro katër milionë dollarë për Policinë e Kosovës, sipas ambasadës.

Të ngjashme