ShBA-ja dhuron donacion miliona dollarësh për Agjencinë e Forenzikës

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 14:34 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndihmës-sekretarja e ShBA-së për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit, Kirsten D. Madison, ka dorëzuar një donacion miliona dollarësh për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, i njohur si donacion i Softuerit për Identifikim të Automatizuar të Shenjave të Gishtërinjve, i njohur si AFIS, raporton Ekonomia Online.

Madison tha se ShBA-ja mbetet një partner i fuqishëm i zbatimit të ligjit në Kosovë, me të cilin po forcon përkushtimin e vet për sundimin e ligjit.

“AFIS është një sistem i bazës së të dhënave penale që përpunon, modifikon, kontrollon, gjen dhe ruan gjurmët e gishtërinjve dhe të pëllëmbëve për të identifikuar kryerësit e krimeve. AFIS do të përdoret për të përpunuar informatat nga skenat e krimit, për të ndihmuar qendrat e ndalimit dhe kalimet kufitare dhe për të koordinuar shkëmbimin e informacionit me organet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si INTERPOL”, tha ajo.

Për investimet e bëra në Kosovë nga ShBA-ja, ajo tha se qëllimi është të kenë bashkëpunim dhe të ruajnë paqen e drejtësinë në rajon.

“Asistenca jonë për AKF-në është vetëm një pjesë e vogël e asistencës që kemi ofruar për sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, ku janë përfshirë fonde për Policinë e Kosovës, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Inspektoratin Policor të Kosovës, Këshillin Prokurorial, Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. ShBA i bënë këto investime në Kosovë me shpresën se Kosova do të mbetet një partner për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon”, u shpreh ajo, raporton EO.

Sipas saj, besimi i qytetarëve tek institucionet e drejtësisë është i ulët, për çka shtoi se ShBA do të ndihmojë në udhëheqje më të mirë të institucioneve që ta rifitojnë qytetarët besimin në to.

“Kosova ka arritur përparim të rëndësishëm në forcimin e institucioneve të veta të sundimit të ligjit, legjislacionit dhe të efikasitetit gjyqësor. Por, besimi i publikut mbetet i ulët. Dështimi në adresimin e korrupsionit do të minojnë përfundimisht edhe ligjet e shkruara më së miri dhe institucionet më të reformuara ngase qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë. Ne duam t’ju ndihmojmë të bëni përparim dhe ne kemi nevojë për partnerë dhe udhëheqje serioze në Qeveri, në Gjyqësor, Kuvend, Polici dhe në mesin e popullatës për të qenë të suksesshëm”, u shpreh ajo.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, tha se Kosova është ndër vendet e vetme në rajon që ka përfituar nga një donacion i tillë.

“Ky donacion kalon vlerat e milionë dollarëve pra është donacion që do jetë një nga donacionet mjaft të domosdoshme për Agjencinë e Forenzikës. Agjencia i Forenzikës ka arritur të marrë edhe mjaft donacione të tjera”, tha Mustafa.

Lexo më shumë:

Të ngjashme