ShBA-ja i dhuron MPB-së pajisje me vlerë mbi një milion euro

Prishtinë | 05 Tet 2017 | 12:53 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka pranuar një donacion pajisje prej 1 milion e 100 mijë euro, nga të cilat 600 mijë euro për policinë kufitare.

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka thënë se është punuar ngushtë me programin e qeverisë së ShBA-së për kontrollin e kufijve.

“Departamenti i MPB-së është i përkushtuar që të punojë me Ambasadën Amerikane me qëllim të forcimin e kufijve të Kosovës. Jam krenar me burrat dhe gratë e Policisë së Kosovës për sigurinë që bënë për kufijtë. Ky donacion vjen me qëllim të forcimit të sigurisë së kufijve”, tha Sefaj.

Sefaj më tej ka thënë se synimi kryesor është forcimi i Policisë Kufitare dhe Qendrën Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit.

“Ne menaxhojmë qendrën  kufitare për menaxhimin e kufijve dhe synimi im është që të forcojmë funksionin e kësaj qendre. Roli dhe përgjegjësitë e MPB-së është që të sigurojë qendrës për menaxhimin e kufijve me një teknologji të avancuar dhe të ofrojë trajnime për personelin”, tha Sefaj.

Ai ka falënderuar ambasadën e ShBA-së për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë MPB-së dhe tha se do të mbetet i përkushtuar në mbajtjen e bashkëpunimit të krijuar deri tani, raporton EkonomiaOnline.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, tha se është i përkushtuar për të punuar me autoritetet kosovare për forcimin e kufijve.

“Jemi krenar me aftësimin e zyrtarëve në ofrimin e metodave më të reja për të kryer operacione të efektshme. Pajisjet do të përdoren për shtimin e operacioneve të kufirit. Pajisjet për zbulimin e rrezatimit do të përdoren nga Policia e Kosovës dhe shumë zyrtarë janë trajnuar për përdorimin pajisjeve ku do të rritet aftësia e tyre për luftimin e terrorizmit korrupsionit hyrjen e armëve të shkatërrimit në masë si dhe zbulimin e tregtisë së paligjshme”, tha Delawie.

Ndërsa ministri i Financave, Bedri Hamza tha se donacioni do të ndikojë në rritjen efikasitetin e doganës.

“Me këtë donacion do të ndikoj në rritjen efikasitetin e doganës si dhe do të kemi rritje të hyrave në buxhet përmes luftimin e kontrabandës si dhe bizneset do të ndihen më mirë”, tha Hamza.

Ministri Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, theksoi se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Besoj që këto pajisje do ti ndihmojnë departamentin tonë për të rritur efikasitetin e përcjelljes së tregtisë. Ky kontroll është i domosdoshëm për të siguruar që mallrat e ndjeshme të mbahen larg duarve të terroristëve. Kontrolli i tregtisë me mallra strategjike ka për qellim që të lehtësojë tregtinë e sigurt. Do të jemi mbështetës që këto procese të arrijnë qëllimet e caktuara”.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme