Shënohet 46-vjetori i Odës së Avokatëve, vlerësohet lart kontributi i tyre

Prishtinë | 16 Nën 2019 | 11:23 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka organizuar manifestimin e “Ditës së Avokatisë”, dhe ka shënuar 46 vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës Osman Havolli tha se Oda e Avokatëve të Kosovës është kudo prezentë duke kontribuar në ngritjen e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

“Shënojmë 46 vjetorin e themelimit jam i nderuar që jeni këtu. Më lejoni që përmes kësaj fjalëve ti uroj avokatët e Kosovës që është ditë shumë e madhe për ne. Në këtë ditë të shënuar vlerësojmë kontributin shumë të madh të shumë emrave që e ngritën nivelin e odës duke e bërë faktor në sistemin e drejtësisë. Oda e Avokatëve është prezentë kudo në sistemin e drejtësisë në Kosovë, ju garantojmë që ne do të jemi gardian të odës së avokatëve të Kosovës dhe drejtësisë në vend, ju konfirmoj edhe sot që unë si kryetar do të jap angazhimin maksimal oda të ketë në vend dhe në botë”, ka thënë Havolli.

Jun Ranko- Zëvendëspresident i Sicilisë pati një mesazh për avokatët në Kosovë, duke thënë që avokatët nuk duhet të dorëzohen në arritjen e punës së tyre.

“Ua uroj të gjithëve 46 vjetorin e Odës së Avokatëve, në këto raste ju rekomandoj që mos u dorëzoni dhe së bashku jemi të gjithë në Evropë. Ju dëshiroj punë të suksesshme të qëndrojmë së bashku”, ka thënë ai.

Nga Britania e Madhë, foli avokati How Boden Jons. Tha se është i nderuar që gjendet në Kosovë, ku shpreson një bashkëpunim me Havolli.

“Jam i nderuar këtu që të ndaj ketë 46 vjetorin me ju, nuk ka nevojë të thuhet se sa mund të bashkëpunojmë këtu, ndoshta në të ardhmen do të vij dhe të bashkëpunoj me zotri Havollin, në mënyrë që për secilin të kemi trajtim të drejtë”, tha ai.

Ndërkaq, Natasha Juhigliq, avokat nga Kroacia, tha se avokatët duhet të kenë bashkëpunim të mirë pasi çdo ditë përballen me sfida të njëjta.

“Të gjithë ne avokatët çdo ditë përballemi me probleme të njëjta dhe është me rëndësi ta ndihmojmë njëri tjetrin, dy odat tona kanë bashkëpunim të mirë dhe shpresoj që ky bashkëpunim të vazhdojë”, u shpreh Juhigliq.

Në 46 vjetorin e Odës së Avokatëve të Kosovës, ishte edhe Ylsan Toker nga Oda e Avokatëve të Turqisë. Tha se Odat e avokatëve janë garantues të sistemit të drejtësisë dhe të demokracisë.

“Ju dëshiroj një punë të mbarë në këtë organizim, ne avokatët që mundësojmë mbrojtjen e pavarur përveç që jemi garantues të sistemit gjyqësor jemi edhe garantues të demokracisë, odat ndihmojnë në ngritjen e aktiviteteve shoqërore. Sot 46 vite po e festojmë këtë datë të çmuar që e ndjenë shtetin e Kosovës si vëlla dhe që i respekton të drejtat e njeriut, ndjehemi krenar për punën që e bëni”, tha ai.

Në këtë manifestim është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes të Odës Së Avokatëve të Kosovës dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.

Gentiana Begolli kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës u shpreh se nënshkrimi i këtij memorandumi ka rëndësi të madhe për gazetaret pasi siguron mbrojtje falas për kagetarët të cilit janë të përfshirë ne konteste gjygjësore gjatë punës së tyre.

Po ashtu, në shënimin e këtij përvjetori është bërë edhe ndarja e fondit të bamirësisë për fëmijët e diagnostikuar me kancer.

Lexo më shumë:

Të ngjashme