Shëtisnin të armatosur nëpër rrugë, arrestohen nga policia

Prishtinë | 06 Shk 2017 | 10:12 | Nga

Pas raportimit se persona të panjohur të armatosur po shëtisnin në fshatin Ribar i Madh të Lipjan, njësia policore ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor pesë persona.

Tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 25 fishekë, një pushkë ajrore dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme