Shqiptari në Gjermani ekzekutohet në sy të vajzës së mitur

Visselhövede | 09 Jan 2017 | 23:02 | Nga

Një shqiptar 46-vjeçar është ekzekutuar me pesë plumba ditën e sotme në mëngjes në qytetin Visselhövede në Gjermani.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke marrë vajzën nga shkolla, kur dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Mësohet se ai ka humbur jetën në vend.

Policia gjermane është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk i ka kapur.

Shqiptari, mësohet se kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur fatalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg.

Policia gjermane po heton në pistën e hakmarrjes. Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën.

Ngjarja ka ndodhur para shkollës fillore ku mësonte e bija. I gjithë komuniteti i qytezës është shokuar nga ngjarja, raportojnë mediet gjermane.

Të ngjashme