SHSKUK: Gjendja e të helmuarve është stabile

Prishtinë | 13 Tet 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

SHSKUK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se gjendja shëndetësore e të helmuarve është stabile.

Gjithashtu bëhet e ditur se dy prej nëntë grave janë shtatzënë.

“Në ora11:58 në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë lajmëruar 9 paciente, dy prej tyre shtatzënë, me kruarje të duarve të intensitetit të ultë. Dy nga to kanë pasur edhe vjellje. Të gjitha kishin ndjenjë diskonforti dhe frikë. Te të gjitha rastet nuk ka pasur sindromë infeksioze dhe gjendja e përgjithshme është stabile”, thuhet në komunikatë, raporton EO.

Pacientët pohojnë se menjëherë pas hapjes së zarfeve brenda në kuti të votimeve kanë ndjerë aromë kundërmuese.

Ekipa kujdestare e Klinikës Infektive kanë ndërmarrë masat e duhura duke i spitalizuar dhe duke i ofruar ndihmën e duhur mjekësore.

Konziliumi i SHSKUK dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vazhdimësi janë duke e monitoruar gjendjen shëndetësore të pacientëve të spitalizuar.

Të ngjashme