Shtatë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëshit të fundit në Kosovë.

Në të gjitha rastet, dorasit janë dërguar në mbajtje.

Dy raste janë raportuar në Prishtinë, një në Fushë-Kosovë, një në Gjilan, dhe nga një rast në Suharekë, Pejë e Mitrovicë.

Në Prishtinë, një burrë ka rrahur një grua me ç’rast është dërguar në mbajtje për 48 orë. Tjetri rast në Prishtinë raportohet të ketë ndodhur në një familje, ku i dyshuari ka sulmuar dy gra në shtëpinë e tij.

Në Fushë-Kosovë, po ashtu është raportuar dhunë ndaj një gruaje.

Në Gjilan, u raportua se një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetri, duke i shkaktuar lëndime trupore me ç’rast viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Në Suharekë, një burrë ushtroi dhunë ndaj gruas dhe më pas u dërguar në mbajtje.

Dhunë në familje pati edhe në Pejë. Një burrë u arrestua pasi rrahu gruan.

Në Mitrovicë, u arrestua një burrë pasi në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas dhe fëmijëve të tyre.

Viktima pas intervistimit së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në Kosovë, rastet më të mëdha të dhunës në familje, kryesisht raportohen ndaj grave, për këtë, disa herë edhe është protestuar për t’i mbrojtur ato.

Së fundmi, në Kamenicë u protestua pasi një burrë e vrau gruan e vet me një shufër metalike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme